Veteranët e luftës kërkojnë zbardhjen e vrasjes së ish-ushtarit të UÇK’së, Milit Shehut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar në lidhje me vrasjen e veteranit Milit Shehu, vrasje kjo e ndodhur dje në Krushë të Prizrenit

Veteranët kërkojnë nga organet e rendit që të veprojnë që sa më shpejt që ta zbulojnë krimin dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Dje në fshatin Krushë të Prizrenit, në vendin e tij të punës është vrarë bashkëluftëtari ynë MILIT SHEHU. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të burgosen dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.

Gjatë luftës, Militi ka të vrarë prindin dhe katër vëllezërit e tij në masakrën e kryer nga forcat pushtuese serbe në Krushë.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit