8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ministri Gashi: Humbja e Lokajt, humbje e madhe për artin e kulturën shqiptare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së aktorit tashmë të ndjerë Sylejman Lokaj.

Aty thuhet se me pikëllim dhe me keqardhje të madhe, ministri ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta e Sylejmanit, “artistit dhe aktorit tonë të madh”.

“Sylejman Lokaj nuk do të jetë mes nesh fizikisht por me krijimtarinë e tij të pasur e të vlerësuar ka lënë gjurmë të pashlyera dhe padyshim se do të kujtohet në mesin tonë ashtu siç edhe ka qenë, pozitiv, me energji frymëzuese dhe me veçantinë e cila e karakterizonte. Ndarja nga kjo jetë dhe mosprania e tij në mesin tonë është një humbje e madhe për artin e kulturën shqiptar. Lokaj me talentin e tij i ka tejkaluar kufijtë lokal e rajonal duke u bërë i njohur në shumë role dhe duke realizuar shumë ekspozita përmes të cilave shprehte artin e kreativitetin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit.

Tutje ai ka thënë se si bashkëshort, si prind, si vëlla, si i afërm, si kolegë, ndarjen e Sylejmanit, e kupton si një zbrazëtirë të pakompenzueshme.

“…por do të jetë frymëzim, krenari dhe forcë për ne për të vazhduar, duke e ndjekur shembullin e punës dhe angazhimit të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Sylejman Lokaj”, thuhet në fund të telegramit të Gashit.

Më Shumë

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Lajmet e Fundit