Java e shqiptarëve

Java e tretë ka qenë javë e shqiptarëve në elitën e futbollit zviceran. 

Shqiptarët shënuan katër gola, si Pajtim Kasami dy gola për Sionin, Albian Ajeti një për Baselin dhe Shkëlqim Demhasaj një për Luzernin.

Sionin triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Xamax-it, ndërsa Baseli me 4:2 kundër Grasshoppers-it dhe Luzerni me 4:2 në përballje me Luganon.

Prestigjiozja “Blick” ka vlerësuar dy shqiptarë dhe ka futur në përbërjen e javës. 11-shi i javës sipas “Blick”:

Jonas Omlin (Baseli), Andre Neitzke (Sioni), Simon Grether (Luzerni), Kevin Mbabu (Young Boys), Pascal Schürpf (Luzerni), Pajtim Kasami (Sioni), Shtjepan Kukuruzoviç (St. Galleni), Miralem Sulejmani (Young Boys), Christian Fassnacht (Young Boys), Albian Ajeti (Baseli) dhe Cedric Itten (St. Galleni).

Image

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit