Allegri: Gjithçka ka mbaruar

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se nuk do të ketë transferime të reja në Juventus këtë verë.Këtë afat kalimtar Juventusi ka transferuar Cristiano Ronaldon, Leonardo Bonuccin dhe Joao Cancelon. Këto transferime e kanë kompletuar skuadrën e “Zonjës së Vjetër” dhe Allegri nuk dëshiron lojtarë të rinj në skuadër.

“Klubi tanimë e ka bërë atë që e ka pasur detyrë. Blerje të tjera? Jemi mjaftueshëm pretendentë kështu si jemi dhe unë mezi po pres të fillojë sezoni dhe t’i kem të gjithë lojtarët së bashku”, ka thënë Allegri.

“Do të jetë një sezon mjaft i vështirë, kështu që ne kemi nevojë për të gjithë. Disa lojtarë të rinj kanë shfaqur shumë talent në ShBA, kështu që edhe ata mund të gjejnë vend në ekip të parë”, ka deklaruar Allegri.

Previous article
Next article

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit