8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në DokuFest

Në kuadër të Dokufestit, sot në hapësirën e urës së Arastës në Prizren do të shfaqet një performancë artistike “Your story is my story” dedikuar grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Për gati dy dekada pas përfundimit formal të konfliktit në Kosovë, tregimet e torturës dhe abuzimit seksual po mbahen të heshtura dhe jashtë metanarracionit të luftës dhe diskursit publik.

Për më shumë, të mbijetuarat(it) e dhunës seksuale dhe të torturës në luftë i nënshtrohen stigmës shoqërore, përjashtimit dhe politikave jokonsistente institucionale.

“Your story is my story” mëton sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi ngjarjet të cilat i kanë përjetuar gratë dhe burrat e Kosovës si të mbijetuar të torturës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.

Lexues në këtë performancë do të jenë: Melihate Qena, Gresa Pallaska, Jeta Krasniqi, Arben Ahmeti, Jeta Berisha dhe Xhejlane Terbunja, nën regji të Besim Ugzmajli.

Kjo performancë leximi organizohet nga OJQ THY në bashkëpunim me Forum ZFD, Integra, UN Women dhe Dokufest.

Më Shumë

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar, përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobilë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba...

Lajmet e Fundit