Nadal tërhiqet nga Cincinnati Masters

Numri i një i botës, Rafael Nadal, është tërhequr nga Cincinnati Masters që ta përshtatë orarin e tij dhe të mbajë fituesin para se të nisë mbrojtjen e U.S. Open.

32 vjeçari mposhti lehtë të riun grek Stefanos Tsitsipas për të arritur titullin e 80-të në karrierën e tij me fitore në Rogers Cup në Toronto gjatë së dielës, shkruan Reuetrs, përcjell Klan Kosova.

“Më vjen shumë keq të ju njoftoj se nuk do të luajë në Cincinnati këtë vit”, ka shkruar Nadal në Tëitter.

“S’ka asnjë arsye përveç atyre personale, kujdesi ndaj trupit dhe përpjekje që të rri i shëndetshëm siç ndihem tani”.

“I jam tejet falënderues mikut tim Andre Silva, Drejtorit të Cincinatti, ku pasi fola me të përmes telefonit e kuptoi çfarë i thashë dhe e kuptoi situatën”.

Tërheqja e Nadal e lë Roger Federer pretendentin më serioz për të fituar Cincinnati.

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit