E kush nuk i njeh ata? Zërin melodioz , e ledhatues të Arifit dhe tingujt muzikor rrëmbyes e ngacmues të bandës së tij?
Pëgjatë gjithë kësaj kohe njerëzit i kanë dashuruar shumë herë marrëzisht duke i quajtur këngët e tyre si “diçka të magjishme”.
Mjafton të kujtojmë ” Al Kapone” ( 1992) këtë personazh të kriminalitetit të viteve ’20-’30 për të kuptuar ende se edhe sot ” dashuria është në hall” apo ” Ç’ka m’ka syri që m’loton” pjesë të albumit sërish më 1992- ” Nuk jam Al Kapone” për të parashtruar lojën paralele të dykuptimësisë e cila gjithaq lojcake shfaqet edhe më 2018 si Kreu i mardhënieve dashurore.
E , më tej me ” Fol vetëm fol” (1995) , ” Udhëtari i natës” ( 1995) apo ” Sajzeza” bashkëpunimi suksesshëm me Adelina Ismajlin ( 1997) e cila shtangu mbarë mendimin e opinionit shqipëtar mbi muzikën, videoklipin, tekstin dhe mënyrën e performancës duke zbritur në mendjet dhe veshët tanë si një lloj metamorfoze.
Që në fakt na pëlqeu. Na interesoi dhe e përqafuam.
Kështu Elita 5, do i donim ç’do vit e më shumë, duke mezipritur hitet e tyre të cilat u ngritën mes nesh furishëm dhe që koha i shtyn ende një nga një thuajse njësoj drejt simpatisë sonë.
Ky grup rock i krijuar në fillim të viteve ’90 me prejardhje nga Tetova, i përbëre prej 5 artistëve
Mevaip Mustafi (solo kitarë), Besim Ibrahimi (bateri), Arif Ziberi (vokal) ,Agron Idrizi (bass kitarë), Nexhat Mujovi – Wirusi (Sintisizer – Producent) dhe Valon Gashi (solo kitarë) do të zbresin në Amfiteatrin e Tiranës më 7 shtator në ora 20:00.
Kështu të gjithë do të mund të festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe prezantimin e albumit më të ri në një super koncert të legjendave të cilat tashmë rikthehen si TORNADO – për të prezantuar edhe hitet e Tornado-s.
Andaj kureshtja e Konica.al u zgjua dhe lideri i grupit ; Z. Arif Ziberi e miratoi dëshirën për t’u përgjigjur:
” Me datën 7 shtator, do të festoni 30 vjetorin e krijimit të grupit në Tiranë dhe do të prezantoni albumin thuaj më të ri përmes një koncerti në Amfiteatrin e Liqenit. Si ndjeheni?”
Sigurisht është një ndjenjë e veçante. Kur i kujtoj “fillet” e grupit, më shtyn të them se djenja e koncertit sigurisht që do të jetë e perzier.
“A mendonit se do të rezistonit kaq gjatë në skenën muzikore?”
E vërteta është s’e kur e nisem grupin nuk menduam për asgjë. Nuk e dinim madje edhe se do të merreshim me muzike si profesion. Mendoj që është dhuratë e Zotit, për ne.
” Tri dekada bashkë…si merreni vesh? Cili është burimi harmonisë tuaj?”
E thjeshtë fare! Ne jemi rritur dhe pjekur bashkë. Mjafton një shikim dhe merremi vesh menjëherë.
“Ç’mendoni për muzikën shqiptare sot dhe si e ndjeni veten ne tregun aktual?”
Sigurisht, sot muzika ka degraduar. Kjo nga një hiperproduksion që ka si rrjedhoje këngë ma kualitet të ulët dhe mjerisht ; jetëgjatesi të shkurtër.
” Në Tiranë e kudo ende dëgjohet si herën e parë një prej super hiteve tuaj “Al Capone”. Si erdhi në muzikën tuaj ky personazh kriminaliteti?”
– Me qejf do të përgjigjesha,por më kompetent nuk do të isha unë , por i autori i tekstit Lirim Alija.
” Do të na tregosh ndonjë të pathënë sa i takon Sajzezës, bashkëpunimit me Adelinën ? “
Nuk ka te pathëna! Sajzeza, i thotë të gjitha.
” Fëmijët tuaj a janë në gjurmët tuaja?”
Sigurisht.Te tre vajzat janë muzikante.
” A ndjeheni ende si në fillimet tuaja dhe keni ndonjë peng?”
Të them të drejtën, ndjehem më serioz dhe i pjekur…kurrë nuk kam pasur pengje.
“Ju ishit grupi mbështetës kur Scorpions erdhën për herë të parë në Tiranë, në kohën që Z. Rama ishte kryetar bashkie. Çfarë mbani mend nga ai koncert?”
Mbaj mend që pasi përfunduam pjesën tonë, gjysma e stadiumit u zbraz. Pra, shumica kishin ardhur për ne.
“Tashmë jeni një grup legjendë në viset shqiptare dhe më tej : sa e vështirë është të jeni një TORNADO ?”
A jemi apo jo një Tornado, sigurisht do të na e thotë publiku. Me qejf, do të ishim.
/Konica.al/