FSK-ja ndihmon qytetarët në Suharekë pas vërshimeve

Ekipet e FSK-së të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe ato të Batalionit të Xhenios, po i dalin në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve të Komunës së Suharekës në përballimin e situatës së shkaktuar pas vërshimeve të fundit.

Vendimin që FSK t’i dal në ndihmë Suharekës, e ka marrë komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës së Kuvendit Komunal të Suharekës.

Sipas një komunikate, operacionet e FSK-së janë duke vazhduar punën, si në pastrimin e rrugëve, largimin e ujit me pompa nga objektet e banimit, largimin e shumë objekteve të forta nga rrugët dhe trotuaret, të cilat janë bartur nga shirat e shumta që kanë rënë në natën e 15 gushtit në këtë komunë.

Pas vërshimeve, në Komunën e Suharekës, shumë lagje kanë pësuar dëme materiale, qoftë në infrastrukturë rrugore, qoftë në shtëpitë private dhe objekte tjera afariste.

“Në këtë operacion, FSK-ja ka angazhuar teknikën e saj të përshtatshme për këto raste, si: autocisterna për pastrimin e rrugëve dhe parandalimin e erozionit; kamionë Kiper për ngarkimin dhe transportimin e dheut dhe zhavorrit si dhe ekskavatorë për kryerjen e punimeve në evitimin e dëmeve në fshatrat Greiqec, Papaz dhe Leshan”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit