8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Zhvendosja në Prizren e kabinetit të ministrit të Kulturës – brenda një muaji

Ministria e Kulturës ka nisur punimet për adaptimin e objektit të ish-rektoratit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”. Zyrat e këtij objekti, që ndodhen në qendër të qytetit jugor janë duke u bërë gati, që aty të zërë vend një pjesë e kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi. Por, përderisa kabineti i ministrit pret të zhvendoset në Prizren brenda një muaji, ende nuk dihet se kur do të fillojë punë për restaurimin e konservimin e objektit, ku do të vendosen një pjesë e administratës së MKRS-së në Prizren.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se si MKRS-ja kanë nënshkruar kontratë me Komunën e Prizrenit për të shfrytëzuar dy objektet.

“Sa i përket objektit të ish-rektoratit jemi duke i përgatitur zyrat dhe do të vendosemi sapo të përfundojnë. Ndoshta brenda një muaji”, ka thënë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili vjen nga Prizreni. /Kohën Ditore/

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit