Fluks i madh i automjeteve në pikën kufitare të Vermicës

Pika kufitare e Vërmicës është përballur nga një fluks i madh i automjeteve që janë nisur në drejtim të Shqipërisë. Udhëtarët po ankohen për kolonat e gjata që u krijuan deri në disa kilometra në këtë vendkalim kufitar.

Zyrtarë të kësaj pike kanë konfirmuar për RTK-në se ka kolona dhe se policia kufitare e të dy vendeve po punon me kapacitet maksimal.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve që janë nisur në drejtim të Shqipërisë, është bllokuar segmenti Morinë-Kukës, pjesë e rrugës së Kombit.

Radha e automjeteve ishte shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit.

Shkak për këtë gjendje janë punimet që po bëhen në ura që detyron që komunikacioni të zhvillohet vetëm në një korsi.

Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar, pasi radha e automjeteve është shumë e madhe.

Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun, duke mbajtur rendin në trafik.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit