14.1 C
Prizren
E martë, 11 Mars, 2025

Kam vdekur shtatë herë sot

Nga Artan Gjyzel Hasani

Kam vdekur shtatë herë sot

…por ti s’e di
askush s’di gjë për vdekjet e mia
shtatë sa mrekullitë…

ishte herët mëngjes
një zog që e gjeti të prishur strehën
më kujtoi foletë që dikur kisha
dhe u mbyta në filxhanin e kafesë…

ishte ora 8 kur ndodhi e dyta
i telefonova shtëpisë sime në Shqipëri
“Alo…mami…si je?”
pastaj u kujtova që aty nuk banon më askush
tymosa një cigare dhe vdiqa…

e treta do të ketë qenë në mesditë
kur ndërsa shihja veten në pasqyrë
sytë e tim eti më thanë
“nuk ia vlen, sado që të përpiqesh, biri im,
gjithnjë do të ndodhë diçka
dhe fundi do të të duket fillim…”

në 4 pasdite ndodhi e katërta
kur u ktheva nga puna për në shtëpi
kontrollova në kutinë postare
veç zarfa bankash, fatura dhe gjoba,
asnjë letër dashurie…

e pesta ndodhi në muzg
i tronditur nga buzëqeshja e tij
u përpoqa t’ia fshi lotin një kllouni
nuk munda, ndaj ia hoqa maskën
dhe isha unë ai…

tjetra si zakonisht në mbrëmje
kur të gjitha pemët e botës më duken mimoza
zgjata duart t’i përkëdhel, por ato nuk ishin
në atë orë unë gjithnjë bëhem pluhur
rërë në erë…
pjalm endacak…
vdekje aromatike…

me puthjen e jetës më ringjalli nata
për t’i varrosur gjashtë vdekjet nëpër vargje
ia lexova mungesës tënde
dhe kjo ishte e shtata…

/ KultPlus.com

Më Shumë

Rikthehen kontrollet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore.   Gjatë kësaj...

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” përfundoi me katër persona të lënduar

Gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku në drejtimin Suharekë-Duhël, duke lënë katër persona të lënduar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për...

Lajmet e Fundit