Prindërit kundër paralajmërimit të SBASHK-ut për grevë

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj paralajmërimit të SBASHK-ut për grevë në arsim. Përmes një komunikate për media, prindërit kanë vlerësuar se përdorimi i grevës nga SBASHK-u si mjet të vetëm të veprimit sindikal, tash e sa vite, po e dëmton rëndë interesin e nxënësve për arsimim, si një e drejtë universale e njeriut dhe e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Ata kanë thënë se nuk janë kundër realizimit të kërkesave të ligjshme të SBASHK-ut, por konsiderojnë se përdorimi i grevës po e dëmton rëndë interesin e nxënësve për arsimim.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës e ka marr me shqetësim paralajmërimin e SBASHK-ut për hyrje në grevë nga shtatori i këtij viti për realizimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me ndryshimin e Projektligjit për Pagat dhe miratimin e Projektligjit që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve 90-ta… Shmangiet e shpeshta të nxënësve nga procesi mësimor si pasojë e grevave të SBASHK-ut, po ndikojnë negativisht në aspektin psikik dhe pedagogjik të nxënësve në mësimnxënie dhe realizim të plan-programeve mësimore, gjë që pastaj po rezulton në rezultate të dobëta”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve të Kosovës fton SBASHK-un dhe Qeverinë që të arrijnë një marrëveshje të pranueshme, në mënyrë që të mos lejojnë që nxënësit të jenë viktimë e mosmarrëveshjeve të tyre.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga prindërit e nxënësve që të jenë më aktiv dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Këshillat e Prindërve té Shkollave, Këshillat e Prindërve të Komunave dhe Këshillin e Prindërve të Kosovës, për t’iu dal në mbrojtje të interesit të nxënësve për arsimim dhe edukim cilësor, dhe për të mos lejuar përdorimin e nxënësve nga kushdo qoftë, si mjete për realizimin e interesave personale.

Këshilli i Prindërve të Kosovës në bashkëpunim e akterët kompetent do angazhohet që të krijoj mekanizma të sigurt ligjor dhe efikas për të mbrojtur të drejtën e nxënësve për proces të rregullt mësimor (normal), kushte ma të mira për arsim e edukim cilësor në pajtim me standardet e avancuara”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit