14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

“Yllka” kërkon që pretendimet për shkelje kontrate të paraqiten në gjykatë

Drejtues të institucioneve edukativo arsimore “Pedaks”, që menaxhon kopshtin e fëmijëve “Yllka”, kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prizrenit lidhur me pretendimet për mospërmbushjen e obligimeve nga kontrata e koncesionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në reagimin e “Pedaksit” kritikohet postimi i kryetarit Mytaher Haskuka në raport me kopshtin “Yllka”, ku thuhet se numri një i Ekzekutivit lokal nuk e ka përmendur fare aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, gjë që është cilësuar si tendencioze dhe me qëllim të dëmtimit të “Pedaksit”.

“Lidhur me këtë çështje ju rikujtojmë se Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë një vendim me të cilin jua ka ndaluar mbylljen e kundërligjshme të kopshtit tonë. Ju lutem që të publikoni edhe vendimin e gjykatës lidhur me këtë çështje me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet në reagimin e “Pedaksit”, të publikuar në rrjetet sociale.

Më Shumë

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit