13.8 C
Prizren
E diel, 9 Mars, 2025

Prizreni, qyteti i magjishëm që josh vizitorët

Qyteti i Prizrenit është njëri ndër qytet më të vizituara brenda këtij viti. Këtë e dëshmojnë Info Qendra që funksionon në kuadër të Komunës së Prizreni dhe asociacionet e tjera turistike, si ASB dhe “Caritas Kosova”. Të dielën nga paradite deri vonë, sidomos në qendër të qytetit”Shadërvani”, është vështirë të gjendet një vend për t’u ulur. Ne takuam familjen e Fatmir Hasanit nga Kumanova, që kishin ardhur dhe thanë se vetëm për të qëndruar në këtë qytet të bukur ia kanë mësyrë Prizrenit. “Këtu na pëlqen gjithçka”, thanë ata për “Kosova Sot”.

Mirëpo, kishte edhe familje të tjera që kishin ardhur për ta vizituar këtë qytet të bukur. Familja e Izmir Hasnajt kishin ardhur nga Tetova. “Këtu sot jemi në Prizren. Ky qytet është më i bukuri qytet i gjithë shqiptarisë. Këtu janë të njohura qebapët e këtij qyteti, tash s’po hyjmë edhe në faktin e padiskutueshëm, sepse është kalaja, ky kalldrëmi, pastaj vetë pamja e këtij qyteti që ofron shumë.

Këtu pashë edhe pajtonin karakteristik, pastaj trenin , e po ashtu edhe ato biçikletat karakteristike për katër veta. Kalaja, institucionet e tjera të kulturës, thuajse janë vetë mrekullia e këtij qyteti”, pohon z. Izmir si dhe bashkëshortja e tij Mivedetja. “Pikat me interes për turistët janë mahnitëse”, shprehet doktoresha nga Tirana Anila Hoxha, duke shtuar se këtu ka bukuri dhe vetëm bukuri. “Ky qytetet ka marrë pak nga Berati, pak nga Gjirokastra, pak nga Shkodra, shumë nga vetvetja dhe është qendër e këndshme për shumë vizitorë”, shprehet Hoxha për gazetë.

Info qendrat turistike

Janë disa nga pikat e rëndësishme të Prizrenit, siç është kompleksi i LSHP-së, pastaj vijnë monumentet e vjetra historike, si xhami, kisha dhe monumente të tjera sakrale. “Info Qendra Turistike” është e organizuar në hapësirat e njërit prej objekteve komunale, të ashtuquajtur “Beledije”, e cila kohë më parë është restauruar me donacion të fondeve të Komisionit Evropian, të cilën Komuna, përkatësisht Drejtoria e Turizmit e ka dedikuar për ushtrimin e veprimtarisë së “Info Qendrës Turistike.

“Një qendër e këtillë, tashmë e privatizuar, punon në rrugën e “Saraçëve’ , si kjo e të tjera u ofrojmë turistëve shërbime të shumta. Prizreni vazhdon të mbetet njëri nga qytet e traditës”, pohon Aderim Nelaj nga Shkodra. “Prizreni ia kalon secilit qytet shqiptar me bukuri. Ose ndoshta uji i këtij qyteti i bënë njerëzit për vete. Kam dëgjuar një lloj legjende se kush e pi ujin e “Shadërvanit ‘për tri ditë më ujërave të tjerë nuk ua di lezetin'”, tregon ai për gazetën. Prizreni ka një trashëgimi të pasur. Këtu afër ka xhami, pak përtej kisha, më tutje shihet teqeja e si duket dëgjova se tash do të ketë edhe ndonjë sinagogë, këto janë virtyte, besoni që vetëm në këtë qytet gjenden” përfundon Nelaj. Kalaja duket si një kurorë e kësaj bukurie. Por jo vetëm kaq, shtëpitë karakteristike e të tjera e bëjnë këtë qytet të këtillë”, shton Nelaj

“Më besoni erdha të qëndroj tri -katër ditë, por bukuria magjepse e këtij qyteti tash më ka lidhur për këtu. S’di si do të rikthehem në Gjermani. Këtu njerëzit janë të buzëqeshur, të këndshëm, pastaj qielli më duket ka një bukuri tjetër nga qiejt e botës perëndimore”, tha ai i entuziazmuar mysafiri nga Gjermania Gollovord

 

Kurse, Edmund Gollovord, nga Gjermania, pohoi për gazetën se tash e tri javë ndodhet në Prizren. “Më besoni erdha të qëndroj tri – katër ditë, por bukuria magjepse e këtij qyteti tash më ka lidhur për këtu. S’di si do të rikthehem në Gjermani. Këtu njerëzit janë të buzëqeshur, të këndshëm, pastaj qielli më duket ka një bukuri tjetër nga qiejt e botës perëndimore”, tha ai i entuziazmuar. Ne filluan dhe ia treguan legjendën e shkodranit, i buzëqeshur tha “,ua më paska zënë ajo legjendë”. Numri i vizitorëve kësaj vere ishte shumë i madh, kurse zyrtarët e Komunës thanë se nuk kanë arritur saktësisht të evidentojnë hyrje- daljet e vizitorëve. “Por, gjithë këtë bukuri po e zbeh numri i shtuar i lypsarëve, që janë kryesisht nga Shqipëria”, tregon prof. Habib Berisha, i cili pohon se këtë qytet duhet shpëtuar nga këta lypsarë të organizuar që vijnë nga Shqipëria. Kohë më parë, lidhur me këtë, kryetari i komunës, Haskuka tha “Mos u jepni para atyre, se në atë formë po e financoni mafinë e organizuar.”

(Kosova Sot)

Më Shumë

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Pasi të hënën një qytetar ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet...

Penalltia e Gërbeshit, i sjell fitoren shpresëdhënëse Rahovecit

Rahoveci ka arritur sot që të shënojë vetëm fitoren e dytë kampionale të stinorit në Ligë të Parë - Grupi A! Kjo është fitorja...

Lajmet e Fundit