14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kapen hajnat duke e vjedhur një veturë në Prizren

Mbrëmë rreth orës 01:30, policia në Prizren ka pranuar një informatë nga një qytetar që bënte me dije se në rrugën “Sylejman Rrotlla” dy të dyshuar po përpiqeshin ta hapnin me forcë një veturë.

“Patrulla policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast i kanë parë të dyshuarit të cilët posa i kanë vërejtur policët kanë tentuar të arratisen por nuk ia kanë arritur qëllimit ngase të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara paraprakisht”, thuhet në komunikatën e policisë nga kjo komunë.

Tutje thuhet se në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar çelësa të ndryshëm.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën në masën e arrestit. Viktimës së këtij rasti i është dëmtuar vetura gjatë tentimit për ta hapur me forcë.

Më Shumë

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit