Fury i dërgon mesazhin e radhës Wilderit (VIDEO)

Boksieri britanik Tyson Fury nuk shqetësohet aspak nga thashetheme e mediave, që flasin për një anulim të sfidës mes tij dhe amerikanit Deontay Wilder apo se ai nuk ka licensë për të boksuar në New York e Las Vegas.

Fury, ish-kampion bote në peshat e rënda, është fokusuar te sfida me kampionin aktual të botës Wilder (që mban titullin e kategorisë WBC), të cilit synon t’ia rrëmbejë kurorën dhe ta sjellë në Britani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Fury është shprehur se do të shkojë në Amerikë për Wilder. “Po vij për ty Wilder. Do të ta rrjep zemrën dhe do ta vendos në një pjatë”, ka thënë Fury, që ka 26 fitore dhe asnjë humbje në ring si profesionist, duke nisur kështu betejën mediatike me rivalin amerikan.

Për sa i përket sfidës mes dy boksierëve, edhe pse nuk ka ende një datë të saktë, ajo pritet që të zhvillohet më datën 10 nëntor.

r.

Frank Warren

?@frankwarren_tv

“I’M GOING TO RIP YOUR HEART OUT AND FEED IT TO YOU ON A PLATE YA BIG DOSSER.”@Tyson_Fury is in training and has a message for @WBCBoxing Heavyweight Champion @BronzeBomber ?

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit