1.648

Poezi nga Fjolla Hajrizaj.

Ende mungoni
Sa herë që derë e shtëpisë hapet e mbyllet
Festat parakalojnë në kalendar
e emri juaj përmendet
Sa e sa herë që zemra thyhet e gotat cakërrohen me shpresë
Hahet e pihet e loti përbihet…

Ende mungoni
Në varr, epitaf, në fundfaqe gazetash
në letra varur drurëve e shtyllave
Mungoni kur çjerrim zërin protestave
Veçse teproni në retorikën boshe
të atyre që atdheun kanë kryefjalë
e valutën kult
mbase edhe qëndroni
si simbol triumfi
në shkresat e okupatorit.

Ende mungoni…
Të pagjetur, të zhdukur,
të vrarë, të strukur në harresën kolektive
Ju që sot e mot
në muret e shtëpive jeni kopje fizike
e në testamentin e shoqërisë
plagë që kullon
Ende mungoni….

Në emër të dhimbjes
pse fshihen përgjigjet
kur ju mungoni?!

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit