Malishevë: Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit që u përleshën për tokë

Të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor Faton, Arben, Agim, Bujar dhe Xhevdet Telaku, janë deklaruar të pafajshëm, në seancën fillestare të së premtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e çështjes, Mone Syla, të akuzuarit kanë thënë se nuk e ndiejnë veten fajtorë për akuzën me të cilën ngarkohen.

Të akuzuarit Agim dhe Xhevdet Telaku, në këtë seancë janë paraqitur me avokat mbrojtës, kurse të akuzuarit tjerë nuk janë paraqitur me avokat mbrojtës.

Gjyqtari i çështjes, Mentor Bajraktari, ka njoftuar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës se brenda afatit ligjor, para shqyrtimit të dytë, mund të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës apo të kundërshtojnë provat e cekura në aktakuzë.

Seanca e shqyrtimit të dytë u caktua të mbahet më 9 tetor 2018, në orën 13:15.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të akuzuarit, Faton, Arben, Agim dhe Bujar Telaku, akuzohen se më 23 korrik 2015, rreth orës 10:30, në fshatin Banjë të Komunës së Malishevës, për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht duke u goditur me grushte, shqelma dhe gjësende të forta, duke rrëzuar për tokë të dëmtuarin Muhamet Telaku.

Më tej në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, Faton, Agim dhe Arben kanë goditur me grushte dhe shqelma edhe të akuzuarin-të dëmtuarin Xhevdet Telaku, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ndërsa, edhe i akuzuari Xhevdet Telaku, sipas aktakuzës, në kohë dhe vend të njëjtë gjatë përleshjes me të akuzuarit e tjerë, ka kapur për fyti të akuzuarin-të dëmtuarin Faton Telaku dhe të njëjtin e kafshon në trup dhe e godet me shqelma dhe grushte, me ç’rast  i shkakton lëndime të lehta trupore.

Me këtë, sipas aktakuzës, të akuzuarit Faton, Arben, Agim, dhe Bujar Telaku në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Kurse, i akuzuari Xhevdet Telaku po ashtu si i vetëm ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit