13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Sesioni i 13-të i ECP-së, vitin e ardhshëm do të mbahet në Prishtinë

Krasniqi-mkrs9-25Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi po merr pjesë në sesionin e 12-të të Parlamentit Kulturor Evropian (ECP), që këtë vit po mbahet në Edinburgh të Skocisë. Ai sot është takuar me Karl-Erik Norrman, Sekretar i Përgjithshëm i ECP-së dhe Pär Stenbäck, Kryetar i Senatit, me të cilët ka diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje që në vitin e ardhshëm sesioni i 13-të i ECP-së të mbahet në Prishtinë. Palët janë pajtuar që një gjë e tillë të ndodhë në vendin tonë, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në afirmimin e skenës kulturore të Kosovës dhe lidhjes së bashkëpunimit mes ECP-së, MKRS-së dhe mekanizmave tjerë të kulturës në Kosovë dhe Evropë.

Krasniqi tha se mbajtja e këtij sesioni në Prishtinë është e një rëndësie të veçantë për kulturën në Kosovë, pasi me këtë do të shkëmbehen përvoja të ndryshme të zhvillimit dhe promovimit të kulturës. Ai tha se MKRS-ja do të jetë shumë e përkushtuar që ky sesion të jetë vërtetë sa më cilësorë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës nga e mbarë Evropa.

Nga ana tjetër, drejtuesit e ECP-së, Norrman dhe Stenbäck e kanë konsideruar si një ngjarje shumë më rëndësi që në vitin e ardhshëm sesioni i radhës të mbahet në Prishtinë. Ata kanë falënderuar Ministrin për bashkëpunimin, duke thënë se do të punojnë mjaftë që sesioni në Prishtinë të jetë vërtetë një aktivitet shumë më rëndësi për kulturën në përgjithësi.

Në margjina të sesionit, Ministri ka takuar edhe përfaqësues të shumtë të skenës politike e kulturore të Evropës, që janë pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Ky sesionin që po mbahet në Edinburgh ka për temë lirinë e shprehjes, pjesëmarrjen dhe promovimin e politikave kulturore të përgjithshme e po ashtu edhe krijimtarinë individuale.

Në sesionin e 12-të nga Kosova po marrin pjesë edhe anëtarët e rregullt e ECP-së nga Kosova, drejtori i Galerisë Kombëtare, Erzen Shkololli, si dhe anëtarët e fundit të propozuar nga Ministri Krasniqi, sipas kërkesës së ECP-së, Veton Nurkollari dhe Eliza Hoxha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit