5.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Begaj e Berisha, takojnë protestuesit për rrugën Kijevë-Malishevë

Banorët e fshatrave që jetojnë përgjatë rrugës Kijevë-Malishevë, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie, për vonesën e shkaktuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Muaj më parë, Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punimet në riparimin e kësaj rruge, por ende nuk ka përfunduar rregullimi i saj.

Banorët protestues janë takuar edhe me Kryetarin e  Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetarin Hajdin Berisha.

Krerët e kësaj komune i kanë sqaruar banorëve, se kanë biseduar me  Lekajn, dhe ky i fundit i ka premtuar se brenda javës do të fillojnë punimet.

“Çdo brengë e juaja, është edhe brengë e jona. As unë nuk ndihem mirë kur ka probleme të këtilla, por këtë çështje, ditë më parë e kam biseduar me ministrin Lekaj, dhe kam marrë premtimin nga ai se brenda javës, do të fillojnë punimet, por gjithsesi se këtë shqetësim tuajin, do ta përcjellim në ministri, përsëri”, tha Begaj, duke iu drejtuar protestuesve.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë deklaruar se “nëse brenda 30 ditëve, nuk përfundojnë punimet, atëherë do t’i bllokojnë magjistralet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Prizren.

Më Shumë

Çikat e Bashkimit fitojnë me një fund dramatik ndaj Penzës

Çikat e Bashkimit kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 75:72 (17:14, 19:19, 17:20, 22:19), në një ndeshje shumë të fortë dhe...

Gashi: Hoti dhe Selmanaj po e dëmtojnë rëndë LDK-në, dyshime serioze për manipulim votash në Prizren

Nderim Gashi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prizren, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë duke adresuar kritika...

Lajmet e Fundit