Edhe Malisheva pjesë e programit për efiçiencë të energjisë

Komuna e Malishevës është e gatshme të bëhet pjesë e programit për efiçiencë të energjisë dhe të bashkëpunojë me këtë projekt. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimin. Ky i fundit, sipas njoftimit për media, ka prezantuar programin e këtij fondacioni për efiçiencë të energjisë, projekt në të cilin përfshihet edhe Malisheva.

Kryetari Begaj, po ashtu ka bërë të ditur, se Komuna e Malishevës, e ka të miratuar planin për efiçiencë të energjisë.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, e ka informuar kryetarin Begaj, për programin për efiçiencë të energjisë, si një faktor përshpejtues në zhvillimin ekonomik, si dhe për formën e realizimit të këtij programi, ndërsa përfitues do të jenë mijëra familje në tërë Kosovën, e po ashtu edhe në Malishevë.

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit