17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Prizreni mbetet me vetëm një drejtoreshë

Nga trembëdhjetë drejtori sa janë në Komunën e Prizrenit tashmë vetëm një udhëhiqet nga një grua.

Nga dy drejtori, që janë udhëhequr nga gratë në Komunën e Prizrenit ka mbetur vetëm Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik që po udhëhiqet nga Sevil Kazaz.

Flaka Siqeca ka udhëhequr Drejtoria e Shëndetësisë por ajo është liruar nga detyra në Komunë deri në përfundim të studimeve post diplomike në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka në Facebook.

Drejtoria e Shëndetësisë pas lirimit nga detyra të Flaka Siqecës do të udhëhiqet nga Visar Shehu, i cili kishte qenë këshilltar i Mytaher Haskukës për çështje ekonomike dhe financiare, që nga fillimi i mandatit.

Emërimi i Visar Shehut në Drejtorinë e Shëndetësisë bën që dymbëdhjetë drejtori të Komunës së Prizrenit të udhëhiqen nga burrat.

Përkundër faktit se i pari i Prizrenit pati premtuar që 50 për qind e drejtorive në mandatin e tij do të udhëhiqeshin nga gratë.

“Nga 13 drejtori do t’i reduktojmë në 10, pesë prej tyre do të udhëhiqen prej grave”, pati theksuar kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Lajmet e Fundit