10.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

VIDEO – Polici përdor telefonin për t’i mbuluar paratë e ryshfetit

Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetuan pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët e trafikut.

Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para dhe metoda të veçanta se si policët vendosin t’i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.

Video e dytë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin kur polici i trafikut përdor telefonin e tij për t’i mbuluar paratë duke i futur në xhepin e tij.

Ndërsa video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtarë nga Danimarka paguan  40 euro tiketën tek policët.

Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri ne 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.

Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.

Polici: E çka me ba, hajt fol!

Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.

Polici: Me të fal krejt s’muj se hym n’gjynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e  i kemi dënu.

Qytetari: Ok Ok, në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është vec mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.

Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?

Qytetari: Po ku ta paguaj se di as ku!

Polici: Në Postë.

Qytetari: Po a punon ajo posta tash?

Polici: Punon o burrë, deri ne 09 punon.

Polici: Me të lshu krejt po me duket shumë, çka punon ti?

Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.

Polici: …. Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?

Qytetari: Këto i kam krejt.

Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?

Qytetari: U kry kjo punë.

Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk te japim se duhet me shku në postë me pagu.

Qytetari: Në rregull.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

 

Më Shumë

Prizren, nënshkruhet marrëveshja me “Jetimat e Ballkanit”

Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se edhe Prizreni po bëhet me një projekt të madh humanitar. Sipas tij,...

Gjenden katër motoristët nga Suhareka që humbën rrugën në afërsi të Shtërpcës

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se motoristët që kishin humbur rrugën në afërsi të qytetit të Shtërpcës janë gjetur. Sipas njoftimit, pas pranimit...

Lajmet e Fundit