10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Rrapi i Marashit në Prizren, më i vjetri në vend (Video)

Në lagjen Marash ndodhet rrapi 500 vjeçar, për të cilin thurën gojëdhëna të ndryshme.

Hija e këtij druri dhe freskia që ofron ai, bën që shumë njerëz të vizitojnë atë.

Banorët rrëfejnë për historinë e këtij druri të vjetër.

Zijadin Azizi i cili ka 97 vite jetë, rrëfen se ai e mban mend drurin që nga mosha shtatë vjeçare.

“7 vjeçar kur kamë qenë na ka sjellë shkolla këtu. Unë e mbaj në mend që 90 vite, dhe çdo ditë vijë këtu për shkak të ajrit të pastër”, thotë për RTV Dukagjinin Zijadin Azizi.

Rrapi i Marashit mendohet se i përket shekullit XIV-XV dhe ai është bërë strehë për shumë lloje të shpendëve.

“Është i veçantë sepse mendohet se është ndër drunjtë më të vjetër në trojet shqiptare. Rrapi nuk është i mbjellë në mënyrë të zakonshme siç mbillen fidanët. Maja e tij edhe dimrit edhe verës qëndron e zezë dhe nuk gjethon. Prandaj kjo është një dëshmi se ky dru nuk është i mbjellë në mënyrë njerëzore por hyjnore”, shprehet Gufran Shehu, që mendohet se është pasardhës i këtij druri, përcjell Telegrafi.

Një qytetar nga Prizreni thotë se ka takuar shumë turistë të huaj që çuditen me këtë dru.

“Vijë shpesh këtu, është vend i mirë. Nga të gjitha shtetet e Evropës vijnë dhe e vizitojnë. Si ky rrap nuk është asnjë, është i veçantë nga të gjithë”, shprehet qytetari./Telegrafi/

Më Shumë

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit