Modric flet për “Topin e Artë”

Një Botëror i vështirë për t’u arkivuar, i jetuar me shumë intensitet për të mos lënë pasoja, në trup e në mendje. Rruga e Kroacisë, deri në finalen kundër Francës, ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme te disa nga protagonistët e “Rusi 2018”. Për këtë janë shembull problemet fizike të Vrsaljkos, “ngërçet” e ndryshme të Perisicit dhe telashet e Luka Modricit, futbollisti më i mirë në Botërorin e fundit.

Pas një vere me shumë pasion, Modric po merr sërish rolin e protagonistit, ashtu si i takon,  te “Los Blancos” dhe u kthye titullar si ndaj Romës në Champions.

“Botërori më ka shkaktuar një lodhje të madhe në nivel fizik dhe psikologjik. Në këto aspekte më shkatërroi. Një ezaurim të mirëfilltë, por tani po ndihem mirë ditë pas dite”,  tha mesfushori kroat.

“Jam krenar që shokët dhe tifozët mendojnë se unë duhet të fitojë ‘Topin e Artë’, por nuk është një fiksim për mua. Rëndësi ka vetëm ekipi. Nëse do ta fitojë dakord, do të jem shumë i lumtur, nëse jo nuk ka problem, jeta vazhdon”, ka shtuar Modric.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit