Deputeti i LDK-së: Të enjten vendos a do të protestoj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në një bisedë të shkurtë për KALLXO.com ka deklaruar se vetëm nesër do të marrë vendim nëse do t’i bashkohet protestës së Vetëvendosjes kundër presidentit Hashim Thaçi.

LDK, zyrtarisht para disa ditëve përmes Kryesisë së saj kishte deklaruar se e refuzojnë ftesën e VV-së për të marrë pjesë në protestë, mirëpo si duket disa prej anëtarëve të partisë ende s’kanë vendosur nëse do e refuzojnë protestën.

“Të enjten e marrë qëndrimin. Deri të enjten jam duke u menduar, me pa krejt çka qysh tek dhe pastaj marr vendim”, tha shkurtimisht Avdyli për KALLXO.com.

Gjatë ditës së djeshme kryetarët e dy partive opozitare, VV dhe LDK janë takuar në shtëpinë e këtij të fundit.

Megjithatë LDK-ja ka deklaruar se nuk janë mbyllur dyert për protesta. Ata madje kanë paralajmëruar që mund të organizojnë edhe vet protesta.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit