Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës

Pentagoni njoftoi dje se kishte marrë letra që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.

Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet.

Zyrtarët thanë se zarfet fillimisht testuan pozitivisht për ricinë pasi u zbuluan nga policia e Pentagonit të hënën në një objekt postar.

Objekti ndodhet në kompleksin e Pentagonit, por jo në ndërtesën kryesore.

Ricina mund të shkaktojë vdekjen brenda 36-72 orësh nga ekspozimi ndaj një sasie mjaft të vogël, sa një majë gjilpëre. Kundër ricinës nuk ekziston ndonjë antidotë e njohur.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit