20.3 C
Prizren
E hënë, 22 Shtator, 2025

Trafikonin emigrantë në SHBA e Kanada, 9 të arrestuar në Maqedoni

Policia maqedonase ka arrestuar një bandë prej 9 anëtarësh, të akuzuar për trafikim të paligjshëm emigrantësh nga Maqedonia dhe Shqipëria përmes dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit.

Sipas asaj që deklaroi ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, një ditë më parë gjatë një konference për shtyp, trafikantët maqedonas të këtij rrjeti ishin vënë nën hetim prej 18 muajsh. Ata ishin pjesë e një rrjeti kriminal të organizuar ndërkombëtar.

Spasovski shtoi gjithashtu se, grupi kishte trafikuar shumë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria apo Maqedonia, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Në fokusin e këtij rrjeti kriminal ishin ata persona, të cilët do ta kishin të pamundur sigurimin e një vize amerikane apo kanadeze në rrugë ligjore.

Ndërkohë, sipas policisë, çmimi për shërbimet e ofruara nga banda e shkatërruar tashmë shkonte nga 20 mijë deri në 25 mijë dollarë për person, shkruan T0p Channel.

Më Shumë

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

12 vrasje brenda 8 muajve në Kosovë

Nuk janë pak rastet e vrasjeve me të cilat po përballet Kosova. Vetëm gjatë periudhës janar-gusht në Kosovë kanë ndodhur 12 vrasje. Ndërsa një...

Lajmet e Fundit