10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Dragash: Dënohet me kusht i akuzuari për aksidentin në të cilin vetura e tij përfundoi në pyll

 Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të martën, e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht të akuzuarin Bashkim Nesimi, i cili e ka pranuar fajësinë për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Sipas gjykatëses Sabaheta Kurteshi, ky dënim nuk do të ekzekutohet në rast se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës së verifikimit prej një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të paguaj shumën prej 20 eurosh ,44.88 euro për ekspertizën ligjore si dhe në emër të paushallit gjyqësor dhe kompensimit të  viktimave  të krimit nga 30 euro.

E dëmtuara Ernada Nesimi udhëzohet në kontest civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 8 nëntor të vitit 2017, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari Bashkim Nesimi akuzohet se më 12 shtator 2017, rreth orës 10:20, në rrugën Dragash-Zhur tek vendi i quajtur “Trokan”, duke shkelur Ligjin mbi Trafikun Publik, vepron në kundërshtim me nenin 49 dhe 54 te Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik aq sa vë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë.

Sipas aktakuzës, ai duke drejtuar automjetin e tij të markës “Sangyoung Korando”, kur arrin në vendin kritik, nuk ja përshtatë shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve dhe rrethanave të rrugës, ashtu që në një kthesë të ashpër në të djathtë, humb kontrollin mbi automjet, del tërësisht jashtë rrugës në të djathtë dhe përfundon në pyll duke u përplasur me automjet në disa dru ,me ç’rast përveç dëmeve materiale, lëndime trupore pëson pasagjerja e tij, e dëmtuara Ernada Nesimi.

Me këtë veprim, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378, paragrafi 6 lidhur me paragrafin1 të KPRK-së./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Lajmet e Fundit