Policia serbe arreston katër persona për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha të martën se autoritetet serbe arrestuan katër persona që dyshohet se sulmuan dy shqiptarë në Novi Sad.

“Pas një hetimi intensiv, policia identifikoi sulmuesit e dy të rinjve dhe arrestuan katër persona të dyshuar për këtë krim. Rrobat, të cilat të dyshuarit i kanë pasur veshur gjatë sulmit të dielën, u gjetën, gjë që është e rëndësishme për vazhdimin e hetimit”, tha Stefanoviq, njoftoi e përditshmja Blic.

Dy shqiptarë 19 vjeçarë u sulmuan mëngjesin e së dielës në Novi Sad. Njëri prej tyre ende po lufton për jetën e tij në spitalin lokal.

Mediat serbe raportuan se incidenti ishte i nxitur etnikisht dhe se shqiptarët u sulmuan për shkak se flisnin gjuhën shqipe.

“Edhe pse hetimi deri tani, duke përfshirë intervistat me të dyshuarit, por edhe me një të lënduar, tregon se ky incident nuk është nxitur në baza kombëtare, policia do t’i shqyrtojë të gjitha akuzat në detaje dhe do të vijë në të vërtetën e plotë”, tha Stefanoviq.

Incidenti u dënua gjerësisht nga zyrtarët e Serbisë dhe të Kosovës dhe OJQ-të për të drejtat e njeriut.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit