8.3 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Banka Botërore: Shkollimi në Kosovë, 5 vite prapa

12.8 vite shkollimi në Kosovë janë të barasvlefshëm me 7.7 vite për nga cilësia.

Kështu ka gjetur raporti i Bankës Botërore , indeksi i Kapitalit Njerëzor (HCI).

Sipas këtij raporti fëmijët në Kosovë deri në moshën 18 vjeçare pritet të ndjekin 12.8 vite të shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, mirëpo kur vitet e tyre të shkollimit nivelohen për nga cilësia e arsimit, atëherë shkollimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vite, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 viteve të arsimit.

Sipas raportit, një fëmijë i lindur sot në Kosovë do të jetë vetëm 56 për qind produktiv kur të rritet në krahasim me fëmiun që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë.

Në përgjithësi, Indeksi i Kapitalit Njerëzor i Kosovës është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren e grupit të saj të të hyrave.

Indeksi HCI përbëhet nga pesë indikatorë: gjasat për mbijetesë deri në moshën 5-vjeçare, vitet e pritura të shkollimit të një fëmije, rezultatet e testeve të harmonizuara që masin cilësinë e mësimit, shkalla e mbijetesës së të rriturve, dhe proporcioni i fëmijëve që nuk kanë kufizime në zhvillim./kallxo

Më Shumë

Malishevë, 225 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në janar

Pas vërshimeve që përfshinë Komunën e Malishevës gjatë muajit janar, institucionet komunale kanë nisur procedurat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare,...

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Lajmet e Fundit