27.3 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Prokurori i Gjykatës Speciale mori dosje në Prizren

Shumica nga krerët e organeve të drejtësisë e sigurisë duken në këtë fotografi.

Është ky takimi i Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, që e kryeson kryeministri.

Por, në këtë takim që është mbajtur kohë më parë shihet se kanë munguar dy nga drejtuesit e dy institucioneve shumë të rëndësishme në vend.

Aty ka munguar Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi e Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Të njëjtën ditë në Kosovë ka qëndruar Këai Hong Ip, që në atë kohë pas largimit të David Shfendimanit, ishte udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ky zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri e Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi.

Ky i fundit në një bisedë telefonike me T7, e ka konfirmuar këtë takim. Sipas Idrizit, aty është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelle në mes të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Organeve Gjyqësore në Kosovë.

Por, burime të Televizionit 7, tregojnë se këta të dy nuk ishin zyrtarët e vetëm që i takoi kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në atë kohë.

Kwai Hong Ip sipas burimeve brenda sistemit të drejtësisë është takuar edhe me disa nga Kryetarët e Gjykatave në Kosovë.

Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e Gjykatave Themelore në Prishtinë e Prizren.

E nga këtu Hong Ip nuk ka dal duar thatë.

Burime të  Televizionit 7 bëjnë me dije se ky zyrtar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka marrë me vete një mori lëndësh.

Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të Krimeve të Luftës.

Bile në mesin e atyre lëndëve që janë marr për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë.

Po në këtë ditë, Kaëi Hong Ip, ka bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të hap zyre edhe në Beograd.

Ndërsa  ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Ndërkohë tani me Zyrën e Prokurorit të Specializuar udhëheq prokurori Xhek Smith, që ka pasuar David Shfendimanin.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/prokurori-i-gjykates-speciale-mori-dosje-ne-prishtine-dhe-prizren-585583/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Konflikt mes pesë burrave në Prizren

Pesë burra janë arrestuar në Prizren pas një konflikti që kishin mes vete dhe gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një...

DKA në Suharekë ndan lavdata për nxënësit e dalluar në gara shkollore

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka organizuar sot një ceremoni rasti, ku janë ndarë lavdata për nxënësit që kanë arritur suksese të veçanta...

Lajmet e Fundit