Zeka: Aleksandër Lumezi pagoi njerëz për ta vrarë prokurorin e Prizrenit

Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka, ka akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, se ky i fundit ka dhënë para për ta vrarë një prokuror nga Prizreni.

Zeka nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ku momentalisht po ndodh vazhdimi i seancës së djeshme tha se ka menduar që do të thirret të dëshmojë edhe për këtë rast.

“Unë kam mëndu që kur më kanë thirr, më kanë thirr për me dhanë informata për këtë deklaratë që e kam dhënë në televizion”, tha ai.

Kujtojmë se Zeka në T7 ka thënë se Aleksandër Lumezi, ka paguar para për të vrarë ish-prokurorin Nazmi Mustafi, që ka qenë shefi i task-forcës antikorrupsion.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit