Komuna e Prizrenit do t’i përmirësojë shenjëzimet e gabuara të monumenteve

Monumentet kulturore e historike në Prizren, ekzekutivi komunal i konsideron vlerë planetare. Mirëpo së fundmi nuk ka treguar përkushtimin e duhur për saktësinë në tabelat informuese, që duhet t’i orientojnë vizitorët e huaj te këto monumente. Si rrjedhojë në pikat hyrëse të qytetit janë vendosur tabelat informuese me gabime të ndryshme. Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë pranuar se gjatë zbatimit të projektit ka pasur lëshime dhe kanë theksuar se i kanë adresuar vërejtjet te operatori përkatës për përmirësimin e gabimeve.

Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Krenare Koqi, ka theksuar se realizimi i projektit për tabelat informuese i ka pasur sfidat e veta, për shkak të mungesës së rregullores për shenjëzimin e monumenteve historike brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

“Besoj se në ditët në vazhdim do të përmirësohen, sepse janë gabime që nuk duhet të jenë të qëndrueshme, janë gabime që mund të ndodhin gjatë punimeve, por duhet të përmirësohen patjetër”, ka thënë Koqi. Sipas saj, reagimi në këtë rast është bërë dhe është dërguar vërejtja me shkrim te operatori. “Janë në fazën e rregullimit të gabimeve të shtypit”, ka deklaruar ajo

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit