Komuniteti zotohet për ndihmë zbatimit të obligimeve për gjuhën rome në Prizren

Grupi i aktivistëve të komunitetit rom, i përbërë nga përfaqësuesit politikë, të shoqërisë civile dhe mediave kanë nënshkruar një deklaratë mbështetëse për iniciativën e njohjes së statusit të gjuhës rome, si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit.

Dhjetë nënshkruesit përmes kësaj deklarate janë zotuar se për 2 vjet, në mënyrë vullnetare, do t’i ofrojnë ndihmë Komunës së Prizrenit për zbatimin e obligimeve ligjore që lindin nga njohja e statusit të gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar.

“Ne, qytetarët e komunitetit rom të Komunës së Prizrenit, mbështesim iniciativën për njohjen e statusit të Gjuhës Rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit, në bazë të udhëzimeve të caktuara me Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve (Nr. 02/L-37) si dhe Udhëzimi administrativ Nr. 2011/02 për përcaktimin e procedurave për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve të MAPL-së. Përmes kësaj deklarate, zotohemi se për 22 vjet me radhë në mënyrë vullnetare do t’i ofrojmë asistencë Komunës së Prizrenit me qëllim të zbatimit të obligimeve ligjore që lindin nga njohja e statusit të gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit”, thuhet në këtë deklaratë.

Më tej sqarohet se asistenca do të përfshijë, por nuk do të kufizohet në përkthimin e dokumenteve zyrtare të Komunës së Prizrenit, për të cilat parashtrohet kërkesa zyrtare për qasje në gjuhën rome, pastaj shërbime të përkthimit, në rast nevoje, në takimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit apo kryesuesit të KK-së me qytetarët e komunitetit rom të Prizrenit dhe shërbime të përkthimit, në rast nevoje, në takimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit apo kryesuesit të KK-së me delegacione ndërkombëtare të organizatave, apo përfaqësuesve romë.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Lajmet e Fundit