6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

U tërhoq zvarrë nga kali, vdes 14-vjeçari

Ai sot mbushte 14 vjeç, por vdekja e mori shumë shpejt pranë vetes pas një aksidenti tragjik. Bëhet fjalë për një djalë nga fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

14-vjeçari Q.Muçaku, nxënës në klasën e 9-të në Shkollën fillore të fshatit Xhyrë ishte përfshirë në një aksident të pazakontë në oborrin e shtëpisë së tij.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se djali ishte tërhequr zvarrë për disa metra nga kali i shtëpisë, i cili ishte trembur. Duke qenë se kishte patur të lidhur litarin në dorën e tij 14-vjeçari nuk ka mundur ta zgjidhë dot, ndërsa e tërhiqte zvarrë kali i tij.

Fatkeqësisht adoleshenti pësoi dëmtime të rënda në kokë e trup. Pavarësisht se u dërgua në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” në Tiranë, ai katër ditë pas aksidentit ndërroi jetë, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit ditën kur ai duhet të festonte datëlindjen.

“Më datë 30.10.2018, rreth orës 23:30, në spitalin e traumës Tiranë, ku ka qenë dërguar për mjekim më të specializuar, ka ndërruar jetë shtetasi Q.M., vjeç 14, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas më datë 24.10.2018, në fshatin Xhyrë, është rrëzuar aksidetalisht nga një kafshë dore (kafshe pune)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova. Fanellat janë...

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.   Viktimat kanë pësuar lëndime të...

Lajmet e Fundit