Hasani: Një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit të Gjykatës Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit, se një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

“Për mua është me rëndësi që një pjesë e madhe e shoh që i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale në Kosovë edhe pretendimet për të folur për raste të veçanta të vrasjeve dhe të krimeve. Atë që e dha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, kanë qenë në pushtet, kanë mundur t’i bëjnë, kanë pasur edhe kryeministrin, të gjitha, ndërsa ato për Fatmir Limjan kanë qenë në koalicion për ta rrëzuar qeverinë herën e kaluar bashkë, tash janë prishë prapë flasin njëjtë”, ka thënë Hasani.

Hasani po ashtu deklaroi se nëse hapet çështja e kufijve, atëherë nuk do të ketë të drejtë askush t’i ndal shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi të kërkojnë bashkim kombëtar.

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit