6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u rrëzua në Indonezi

Autoritetet në Indonezi gjetën “kutinë e zezë” të një aeroplani që u rrëzua të hënën në Detin Java.

Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë Lion Air.

Aeroplani, me 189 njerëz në bord, u rrëzua shumë shpejt pasi u nis nga Xhakarta – kryeqyteti i Indonezisë.

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.

Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t’i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun.

Ka pasur raporte se avioni ka pasur probleme teknike gjatë disa fluturimeve të mëhershme.

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Lajmet e Fundit