11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Presidenti i Maqedonisë rrezikon pesë vjet burgim

Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov po i shkruhet fati i zi pas kokfortësisë së tij duke e shkelur Kushtetutën. Pasi ishte pjesëmarrës në hapjen e aeroportit ndërkombëtar të Stambollit me ftesë të presidentit Erdogan, Ivanov me të kthyer në Maqedoni iu kumtua lajmi se ndaj tij janë ngritur dy padi penale.

Njëra padi ka të bëjë me mosnënshkrimin e “Ligjit për gjuhët”, i cili e bën gjuhën shqipe gjuhë zyrtare, dhe tjetra padi është ngritur për shkak të mosnënshkrimit të “Marrëveshjes së Prespës”, e cila ia ndryshon emrin Maqedonisë.

Ivanovi, i cili dikur i amnistonte bashkëpartiakët e tij, tani kur nuk ka më kontrollë ndaj prokurorisë ose Gjykatës Kushtetuese, ai mund të dënohet me pesë vite burg, aq sa parasheh ligji për shkelje të Kushtetutës në formën e lartpërmendur, transmeton “Zhurnal”.

Ekspertët theksojnë se presidenti i ka shkaktuar dëm të madh imazhit të Maqedonisë, e posaçërisht me fjalimin e tij në OKB ndikoi tek mendjet e turbullta që janë kundër integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Më Shumë

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit