6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Mot i keq në Itali, përmbytje dhe rrëshiqtje të tokës në Gjenova (Foto)

Shirat e fuqishëm që kanë rënë në Gjenova në 20 orët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Italisë. Në Val Varenna, në lartësitë e kryeqendrës, fshati i San Carlo di Cese ka mbetur pjesërisht i izoluar për shkak të rrëzimit të rrugës që lidh atë me qytetin. Rreth 200 njerëz presin që teknikët të sigurojnë një kalim për të lejuar të paktën një lidhje për këmbësorë.

Zjarrfikësit po kërkojnë një person që mund të ketë rënë në ujërat e lumit. Brigjet e lumit janë duke u pastruar “sepse në ditët e fundit kishte pasur një kamp me një tendë të vendosur përgjatë brigjeve”, shpjegojnë zjarrfikësit.

Pasi është gjetur një pjesë e tendës, kërkimet kanë filluar përgjatë shtratit të lumit: patrullimi bëhet nga forcat zjarrfikëse dhe polumbarët e forcave të policisë.

1

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Lajmet e Fundit