11.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Qytetarët e Malishevës ndihen të rrezikuar nga aksidentet (Video)

Shumë aksidente kanë ndodhur së fundmi në lagjen “Hysenaj”, në Malishevë.

Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit nga ana e shoferëve, është shkas i aksidenteve të shumta.

Në këtë lagje ndodhin shumë shpesh aksidente, si pasojë e mungesës së policëve të shtrirë dhe mungesës së ekipeve policore. Për këtë arsye, banorët thonë se janë të rrezikuar t’u ndodhin edhe aksidente me fatalitet, raporton KTV.

Banorët e kësaj pjese thonë se janë dëshmitarë të aksidenteve të shpeshta, për çka thonë se janë të shqetësuar.

Komuna e Malishevës, ndonëse thotë se e ka shtuar numrin e patrullave policore, ato nuk janë hasur askund.

Në lagje thonë se kanë marrë shumë premtime nga Komuna, për zgjidhje të këtij problemi, por, deri tash, nuk është ndërmarrë asgjë.

Por, në Policinë Rajonale të Gjakovës kanë thënë se nuk kanë marrë ndonjë ankesë për ndërhyrje nga Komuna e Malishevës.

Ndërkaq, për shtimin e patrullave policore, thonë se nevojitet koordinim nga Komuna e Malishevës me stacionin policor të kësaj komune.

“Te lagjja Hysenaj, sa i përket kërkesës për policë të shtrirë, qytetarët e bëjnë kërkesën në Komunën e Malishevës dhe te Komandanti i Stacionit Policor, në Malishevë, ku Zyrtari i Komunikacionit në Komunë e ka për obligim ta bëjë një analizë se ku duhet të vendosen pengesat dhe, po ashtu, të bashkëpunojnë për siguri rrugore në atë pjesë e cila është rrugë lokale dhe i përket Komunës”, ka thënë Albin Sahatqija, kapiten i Trafikut Rajonal – Gjakovë.

Rruga në lagjen “Hysenaj” është lëshuar në qarkullim në vitin 2014 dhe, që nga ajo kohë, numri i aksidenteve është rritur.

Me probleme të kësaj natyre është e prekur edhe rruga Malishevë-Rahovec, në të cilën, disa herë, aksidentet kanë përfunduar me fatalitet.

Q

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim edhe për katër të arrestuar lidhur me laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë –...

Kryeziu: Presidentja Osmani mund të shpëtojë Kosovën nga kriza

Ditën e djeshme e para e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur gatishmëri për një takim bashkë më liderët e partive politike. E lidhur me këtë...

Lajmet e Fundit