13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Opozita në Malishevë kundër shqyrtimit të kërkesave të Ekzekutivit

Mospajtimet ndërmjet pozitës dhe subjekteve opozitare në Kuvendin e Komunës së Malishevës kanë vazhduar edhe në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal, gjë që ka rezultuar edhe njëherë me largimin e anëtarëve të Nismës Socialdemokrate nga seanca.

Këta të fundit kanë lëshuar mbledhjen e XI-të të KK-së së Malishevës, pasi që pjesa e pikave të rendit të ditës, të cilat kanë qenë kërkesa të ardhura nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj, janë hequr nga diskutimi. Pavarësisht bojkotit të Nismës, KK-ja në këtë seancë ka miratuar disa vendime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për Informim, KK-ja ka miratuar një marrëveshje ndërkomunale e lidhur mes Komunës së Malishevës, Istogut, Klinës dhe Pejës, e që ka të bëjë me menaxhimin e emergjencave.

Kryesuesi i KK-së, Rrahim Morina ka hedhur në votim propozimet për rendin e ditës, ku me shumicë votash është vendosur për largimin e pikave, të cilat kanë qenë kërkesa të ardhura nga kryetari i Komunës. Pas votimit këshilltarët e Nismës dhe përfaqësuesit e Ekzekutivit janë larguar nga salla.

Më Shumë

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit