20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Bllombergu ia dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins për studentët

Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg njoftoi se po i dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins, për të rritur ndihmën financiare ndaj studentëve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Universiteti në Baltimore të shtetit Maryland tha se kontributi i Bloombergut për shkollën ku ai vetë ka kryer studimet, është më i madhi që i është dhënë ndonjëherë një institucioni arsimor në SHBA.

Me këtë shumë, thanë zyrtarët, universiteti do të mund të eliminojë kreditë studentore duke filluar nga vjeshta e ardhshme dhe do të ofrojë bursa të cilat nuk ka nevojë të shlyhen.

Sipas tyre, universiteti do të zbatojë parimin e pranimit të studentëve në bazë të rezultateve, pa marrë parasysh nëse janë ose jo në gjendje të paguajnë.

Bloomberg tha se shpreson që paratë të lehtësojnë barrën e borxhit për ata që diplomohen./VoA

Më Shumë

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit