22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Shaip Kabashi i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Profesori universitar, dr. Shaip Kabashi është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.

“Në një vjetorin e fitores sonë në balotazh në Prizren, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeten, Drita Millaku dhe Kryetarin e Qendrës e kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, pritëm Dr. Shaip Kabashin, Ligjërues i lëndës “Sociologji e së Drejtës” nga Prizreni, i cili na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkruan lideri i VV-së, Albin Kurti.

“Dr. Shaip Kabashi ka doktoruar në temën “Roli i opinionit publik në jetën politike” dhe aktualisht është profesor i rregullt në Kolegjin “Fama” dhe bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin Publik të Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit