7.9 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Duda Balje: Mos lejoni që serbët të japin fjalën vendimtare për Kosovën

Lidhur me mospranimin e Kosovës në INTERPOL ka reaguar edhe deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës , Duda Balje, e cila ka thënë se ndien mllef që Bosnja e Hercegovina ka votuar kundër.

“Në mesin e vendeve qw kanë votuar kundër anëtarësimit tw shtetit tim Kosovës nw Interpol gjendet edhe Bosnja e Hercegovina. Unë kam mllef për votën kundër pranimit te Kosovës ne Interpol. Bosnja dhe Hercegovina është shtet i boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve. Vetoja e serbëve ka vendos për qëndrimin kundër Kosovës”, ka shkruar ajo.

Tutje Balje ka bërë thirrje që të Kosova të ketë kujdes dhe të mos lejoj që serbët të vendosin për Kosovën.

“Unë e di qe nuk është fer dhe dua të lus Kosovën time si boshnjake e Kosovës, kujdes që të mos ndodhë kjo gjë edhe këtu të ne, që serbet të kenë fjalën vendimtare për hapat e Kosovës”, ka shkruar deputetja Duda Balje.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Lajmet e Fundit