12.4 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

Liberalizimi i vizave nuk është në agjendën e Këshillit të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave nuk pritet të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë të Bashkimit Evropian që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor.

Kjo është konfirmuar nga burime të brendshme të BE-së për Radio Kosovën, e për këtë arsye njohës të integrimeve evropiane thonë se liberalizimi i vizave shtyhet për vitin 2020, për shkak të zgjedhjeve brenda BE-së që mbahen vitin e ardhshëm.

Këtë vit Black Friday, parashihet t’i tejkaloj të gjitha pritshmëritë. Pse dhe ku?

Burime brenda Bashkimit Evropian i thanë Radio Kosovës se propozimi për heqjen e vizave për Kosovën, tani për tani nuk është përfshirë në agjendën e muajit dhjetor të Këshillit të Ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë të BE-së.

Një zyrtar nga Këshilli për Çështje të Drejtësisë dhe Punë të Brendshme në BE i tha Radio Kosovës se çështja e liberalizimit të vizave nuk pritet të jetë në agjendën e Këshillit që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor.

Mos përfshirja e liberalizimit të vizave në agjendën e vendimmarrjes në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave të BE-së, do të ketë shtyrje të liberalizimit të vizave.

Jehona Lushaku, njohëse e integrimeve evropiane, tha për Radio Kosovën se për shkak të zgjedhjeve brenda BE-së shtyrje mund të ketë për një kohë të pacaktuar:

“Duke marrë parasysh që në pranverën e vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje brenda BE-së, do të jetë shumë e vështirë që të parashikohet se kur do të jetë mbledhja e radhës që do të diskutohej, edhe besoj që i gjithë konsolidimi institucional Brenda BE-së gjatë vitit të ardhshëm do të jetë i pranishëm dhe vendimi ka mundësi të shtyhet për 2020”, tha ajo.

Lushaku thotë se problemi qëndron te mungesa e vullnetit politik të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Siç po duket ka problem me vullnetin politik brenda BE-së, pasi mungon vullneti te shtetet anëtare dhe nuk e vënë në agjendë për diskutim , por e lënë në një status quo Kosovën sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe që është shumë e padrejtë”, tha ajo.

Sidoqoftë, agjenda përfundimtare e Këshillit të Ministrave pritet të publikohet një javë para takimit, ku në rast të marrjes së vendimit për Kosovën në këtë takim, fuqizimi i tij do të bëhej pas zgjedhjeve.

Ndryshe, zgjedhjet në BE do të mbahen në vitin 2019 do të jenë për Parlamentin e Evropian, gjegjësisht edhe për Komisionin.

Më Shumë

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Një person ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij, të cilën e...

Moti për sot i vranët dhe me riga shiu

Sot  të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C. Ndërsa...

Lajmet e Fundit