12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Prizreni mbështet modelin e Shqipërisë të shërbimeve efektive

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë vizituar Tiranën dhe Krujën me qëllim që të njihen me praktikat e mira të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri ata kanë vizituar Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, Qendrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë dhe Bashkinë e Krujës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Administratës, e udhëhequr nga Osman Hajdari, synon një proces të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative, përmes zbatimit të ndarjes së sporteleve pritëse (Front office) nga zyrat përgjegjëse (Back office) dhe integrimin e shërbimeve publike në sportel, përmes kanaleve digjitale të ofrimit të tyre./

Më Shumë

`Hasi Jehon` bashkon në Gjonaj trashëgiminë folklorike shqiptare

Më 1, 2 dhe 3 maj,në Gjonaj të Hasit, do të mbahet festivali "Hasi Jehon". Ky aktivitet tradicional mbledh ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Lajmet e Fundit