13.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Haskuka: Prizreni ishte dhe mbetet vend i bashkimit!

Shtatoret e tre drejtuesve të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, përjetësojnë një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përball rreziqeve të kohës.

Kështu u tha me rastin e përurimit të shtatoreve të liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi sot në hapësirën e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë drejtues të lartë të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se jemi mbledhur sot këtu t’i përkujtojmë veprimtarët, jo vetëm për t’i përkujtuar, por edhe për të marrë nisma të reja për bashkimin tonë.

Ai përmes një postimi ne profilin tij ne facebook ka theksuar se Lidhja atëherë na e tregoi qëllimin, që ishte shtëpia e përbashkët. Me ide origjinale, të plota e të shëndosha, Prizreni sërish mbetet vend i bashkimit.

Ja postimi i plotë i Haskukës:

“Prizreni mbetet pikëtakim i ngjarjeve të rëndësishme kombëtare.

Me rastin e përurimit të shtatoreve të tre liderëve kombëtar, Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit, sot po e plotësojmë mozaikun e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Edhe pas 140 viteve, Lidhja Shqiptare e Prizrenit vijon të mbetet kryefjala e ekzistencës së kombit tonë, sepse kjo ngjarje mbetet detyra më e madhe e jona, që vendosshmërisht dhe domosdoshmërisht ta përditësojmë agjendën e botës shqiptare, pikërisht ashtu siç kanë vepruar veprimtarët e çështjes shqiptare të atyre ngjarjeve, për të cilat ne jemi mbledhur sot, jo vetëm për t’i kujtuar, por edhe për të ndërmarrë nisma të reja në lidhje me konceptin e kombformimit.

Lindja e kombit filloi atëherë, dhe vazhdon edhe sot. Asokohe, Prizreni natyrshëm u shndërrua në një qendër kombëtare, administrative, politike, diplomatike, ushtarake dhe strategjike mbarëshqipare, që i bashkoi vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës.

Lidhja na e tregoi qëllimin, që ishte shtëpia e përbashkët. Me ide origjinale, të plota e të shëndosha, Prizreni sërish mbetet vend i bashkimit.”

Më Shumë

Lajmet e Fundit