16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Parlamenti Europian voton rezolutën ku i kërkohet Hungarisë ekstradimi i Gruevskit

Parlamenti Europian miratoi sot dy amendamente përmes së cilëve i kërkohet Hungarisë të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni.

Grupi i Socialdemokratëve dhe “Të gjelbërve” para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i “Të gjelbërve” nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg, shkruan alsat.mk.

Ndërsa eurodeputetët sot refuzuan amendamentet greke, të cilët kërkonin që të fshihet fjala “maqedonase” nga raporti, si dhe amendamentin e eurodeputetes greke e cila kërkonte në rezolutën për Maqedonin të përfshihet edhe pjesmarrja e ulët në referendum.

Më Shumë

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel. Bëhet fjalë...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Lajmet e Fundit