7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

VIDEO/ Nuk do ti mbani dot lotët, piloti bën një surprizë për një person super special

Një video shumë emocionuese është bërë virale në internet dhe vjen nga Turqia.

Piloti i një avioni ka filluar që të flasë para se të nisej pasi ka dashur që ti bëjë një surprizë mësuesit të tij i cili njëkohësisht ishte edhe babai i tij.

“Sot është një ditë e rëndësishme, prej gjashtë vitesh jam pilot. Sot sëbashku me ne në avion është edhe mësuesi im Selhattin Onan. Kur njeri ka mësues babin e tij është një ndjesi tjetër.

20 vjet si kapiten dhe 10 vite si mësues pilotësh është bërë shembull për mijëra studentë. Me këtë rast në emër të të gjithë studentëve dua ta falenderoj atë. Shyqyr që ekziston, shyqyr që je mësuesi im dhe shyqyr që je babi im”, tha Mit’hat Onan.

Atij i kanë dërguar një buqetë me lule dhe i gjithë avioni ka duartrokitur ku disa nuk i kanë mbajtur edhe lotët.

24 nëntori në Turqi njihet si dita e mësuesve.

 

 

©

Më Shumë

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Lajmet e Fundit